Dy të aksidentuarit në Kurshumli të Serbisë po hospitalizohen në Nish, të tjerët janë liruar

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës është njoftuar nga Zyra Ndërlidhëse Diplomatike e Republikës së Kosovës në Republikën e Serbisë

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës është njoftuar nga Zyra Ndërlidhëse Diplomatike e Republikës së Kosovës në Republikën e Serbisë – Beograd se sot ka pasur një aksident trafiku të një autobusi të linjës Prizren-Kranj në afërsi të qytetit Kurshumli, Republika e Serbisë.

Ministria e Punëve të Jashtme nëpërmjet kanaleve të saj zyrtare ka përcjellë nga afër të gjitha zhvillimet në lidhje me këtë aksident, përfshirë lëndimet e udhëtarëve.