Ushqeu foshnjën me gji në biblotekë, të renë e përzënë nga Universiteti

“Nuk mund të ushqeni fëmijën me gji këtu, shqetësoni studentët, largohuni!”

Me këto fjalë, një roje sigurie ftoi një 27 vjeçaren të largohej nga Universiteti i Parmës, në Itali.

Episodin e denoncoi bashkëshorti i saj, Simon Younes, një mjek 32 vjeçar, lindur në Liban, i cili jeton në Itali për t’u specializuar në fizioterapi.

Olia Zdyrko vajti për të marrë vogëlushin Adam, dy muajsh e gjysëm në bibliotekë, kur ai kërkoi të pinte.

Ishte i menjëhershëm reagimi i rojes së sigurisë: “Zonjë, këtu nuk mund të ushqeni fëmijën me gji. Mendoni për ndjeshmërinë e studentëve….”

Kështu, bashkëshorti Younes rrëfeu historinë për “Gazzetta di Parma”

“Në atë moment, bashkëshortja ime duhej të ushqente vogëlushin me qumësht, ndaj u ul, u mbulua me shall dhe filloi t’i japë të pijë.