Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk do të ndalemi derisa të krijojmë një ambient plotësisht të lirë e të sigurt për gazetarët
“Kosova, sipas raporteve ndërkombëtare ka bërë një përparim të ndjeshëm sa i përket lirisë së medias, por ne nuk do të ndalemi derisa të krijojmë një ambient plotësisht të lirë e të sigurt për gazetarët”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Shkrimi i plotë:
Raporti i Freedom House vlerëson se Kosova radhitet në mesin e vendeve pjesërisht të lira. Por, kryeministri ka thënë se liria nuk mund të jetë e pjesshme, prandaj i ka ftuar gazetarët kosovarë që të punojmë në partneritet të ngushtë, që ta ndryshojmë këtë gjendje.
“Liria e shprehjes dhe e shtypit janë levat e demokracisë, kësisoj të panegociueshme dhe duhet të shkojnë bashkë të integruara me përgjegjësinë”, thuhet në postimin e Haradinajt.
Po ashtu, me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka paralajmëruar protestë me moton “Mosndëshkimi vret lirinë e shprehjes”.