Stuhitë kanë ndërprerë energjinë elektrike, kanë çrrënjosur drunj, kanë shkatërruar shtëpi dhe kanë mbytur bagëti.
Stuhitë e pluhurit janë të zakonshme në këto pjesë të Indisë gjatë stinës së verës, por numri kaq i madh i viktimave është i pazakontë.
“Unë jam në detyrë që 20 vjet dhe kjo është më e keqja që kam parë”, tha Hemant Gera, sekretar për menaxhimin e katastrofave në Rajasthan.
Stuhia ka goditur edhe kryeqytetin Delhi, më shumë se 100 km larg, së bashku me shira të furishëm.