Shkëmbime tregtare me vlerë 1.1 miliardë ndërmjet Turqisë-Serbisë

Shkëmbimi tregtar dypalësh, i cili në vitin 2016 ishte 900 milionë dollarë, falë marrëdhënieve të mira arriti në 1.1 miliardë dollarë.

Ambasadori turk në Serbi ka deklaruar se vëllimi i shkëmbimit tregtar dypalësh, i cili në vitin 2016 ishte 900 milionë dollarë, falë marrëdhënieve të mira arriti në 1.1 miliardë dollarë.

- Falë rishikimit të arritur të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë, ne presim përshpejtim të mëtejshëm me qëllim të dyfishimit të këtij numri në periudhën e ardhshme. Përveç kësaj, interesimi i investitorëve turq në Serbi është rritur ndjeshëm kohët e fundit. Biznesmenët turq në investimet e tyre në pjesë të ndryshme të Serbisë japin një kontribut të rëndësishëm në rritjen e punësimit, tha ai.