Me rastin e shënimit të përvjetorit të lindjes së profetit Muhamed a.s Forumi Rinor Islam në Preshevë organizon manifestim tradicional me moton "Gjurmëve të të dashurit tonë".
Manifestimi do të mbahet më datë 02.12.2017 ditën e shtunë me fillim nga ora 12:30 në Shtëpinë e Kulturës "Abdulla Krashnica" në Preshevë.
Programi do të përmbajë monolog nga Arsim Fazlija, lexim Kur'ani nga prof. Daut Lezi, si dhe ilahi nga Vëllezërit Nuhiu dhe kori i meshkujve dhe i femrave të Medresesë së Preshevës.
Ftohen të gjithë qytetarët e Preshevës që të marrin pjesë në këtë manifestim kushtuar më të dashurit tonë, mësuesit të umetit islam, si dhe prijësit të muslimanëve Muhamedit a.s.