Sot është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit (Video)

Data e 3 majit është vendosur që të jetë Dita Botërore e Lirisë së Shtypit në vitin 1993 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit është tema e sivjetme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB): “Të mbajmë pushtetin nën kontroll: Media, Drejtësia dhe Sundimi i Ligjit” dhe rëndësia i kushtohet rolit të gjyqësorit të pavarur që siguron garanci ligjore për lirinë e shtypit dhe ndjekja ligjore e krimeve kundër gazetarëve. 

Në Luginë të Preshevës veprojnë mjaft media si elektronike dhe të shkruara të cilat ushtrojnë veprimtarinë e tyre në fushën e informimit.

Bilall Maliqi gazetar nga Presheva i cili një kohë të gjatë merret me shkrime të ndryshme thotë se gazetarët në  përgjithësi si në, Kosovë, Maqedoni dhe këtu në Luginë të Preshevës nuk janë aq të lira të shprehin mendimin e tyre të kenë qasje siç duhet deri tek informacioni.

Në përgjithësi në Ballkan mediat janë të kapura nga vet politika, që mediat janë nën kontrollin e tyre kështu tha për RTV Aldi Enkel Rexhepi përfaqësues i Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Luginë të Preshevës.

Z.Maliqi dhe z.Rexhepi po ashtu folën edhe per gazetën ditore e cila ka 6 muaj që nuk sillet nga Kosova në Preshevë, kjo e cila është shkelje e drejtave të njeriut për t'u informuar me lajme më të reja për të cilën duhet dë bëhet një zgjidhje nga organet Komunale.

Media në thelb është një proçes prodhimi, një mjet i orientuar drejt një qëllimi të caktuar pse jo fisnik, që mundëson riprodhimin e fjalës së shkruar dhe pamjeve për një audiencë kërkesat e të cilës rriten ndjeshëm çdo ditë. Media për nga rëndësia dhe ndikimi që ka në një shoqëri të hapur e demokratike jo më kot është quajtur edhe pushtet i katërt.