Daçiq: Do të kërkojmë që për Kosovën të diskutohet në sesionet publike të Këshillit të Sigurisë së OKB-së

Serbia në Këshillin e Sigurimit dhe OKB-së ka partnerë në lidhje me qëndrimin ndaj Kosovës dhe Mitrovicës...

Serbia do t'u kërkojë të gjithë anëtarëve të Këshillit të Sigurisë të OKB-së të respektojnë Rezolutën 1244 dhe të diskutojnë çështjen e Kosovës dhe Mitrovicës në sesionet publike të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të cilat nuk duhet të hiqen, tha sot Ministri i Jashtëm Ivica Daçiç.

Daçiq e ka thënë këtë për Sputnik pas synimeve të Mbretërisë së Bashkuar për të nisur një iniciativë për mbylljen e seancave në lidhje me çështjen e Kosovës dhe Mitrovicës brenda Këshillit të Sigurimit të OKB-së për publikun bile që ato edhe të ndërpriten fare.

"Kjo iniciativë, në qoftë se fillon, Serbia nuk do të rri duarkryq. Serbia në Këshillin e Sigurisë së OKB-së ka partnerë në lidhje me qëndrimin ndaj Kosovës dhe Mitrovicës dhe ne nuk duhet të lejojmë që kjo temë të shkurtohet ose të hiqet", ka thënë Daçiq.