Skandali i Facebook-ut: Gjërat që është mirë t’i fshini nga profili juaj

Me miliarda përdorues, gjiganti Facebook është ndër kompanitë më me ndikim në botë!

Por si me çdo gjë tjetër të fuqishme, ju duhet të keni kujdes si e përdorni. Ka disa informacione të caktuara të cilat ndoshta nuk është mirë t’i ndani me tjerët në internet.

Vlen të ceket se skandali i fundit ‘Cambrige Analytica’ ka shkaktuar që shumë njerëz ta vënë në pyetje rolin që Facebook e luan në jetët e tyre.

Të shqetësuar për privatësinë e tyre, disa madje edhe i kanë fshirë krejtësisht llogaritë e tyre në këtë rrjet social.

Por, nëse nuk dëshironi ta fshini rrjetin social, atëherë mund ta mbroni privatësinë tuaj duke i fshirë këto gjëra:

1) Datëlindjen

Ditëlindja është pjesë e një enigme të rëndësishme që gjithashtu përfshin emrin dhe adresën, e përmes së cilave njerëzit mund të kenë shumë lehtë qasje në llogarinë tuaj bankare dhe detajet tjera personale.

2) Numrin e telefonit

Gjëja më e keqe që mund t’ju ndodhë? Epo, mund t’ju thërrasin njerëzit tërë kohën dhe t’ju pengojnë.

3) Shumicën e “miqve”

Psikologi i Oxford-it, Robin Dunbar, thotë se njerëzit mund t’i mbajnë vetëm 150 lidhje stabile.

Duke i larguar personat e panevojshëm nga rrjeti social, ju do të ndikoheni më pak nga tjerët dhe do t’i forconi lidhjet me miqtë aktualë.