Gjeologët paralajmërojnë se llava mund të shpërthejë mbi tokë në lindje të Kilauea, më aktivi në mesin e 5 vullkaneve që formojnë ishullin.
Sipas asaj që shkruan e përditshmja “The Independent”, autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve që të jenë në alertë, pasi shkencëtarët dalluan magmën që lëvizte nën tokë, nën rrugën kryesore pranë shtëpive në zonën e Puna.
Më shumë se 250 tërmete u regjistruar qëkur kati i një krateri u rrëzua në Pu’u O’o, më herët gjatë kësaj jave.
Pjesa më e madhe ishin të vegjël, megjithatë shumë prej tyre u ndjenë nga banorët, përfshirë një tërmet me magnitudë 4.2, që lëkundi bregun mëngjesin e së martës.
Shkencëtarët kanë paralajmëruar se ky aktivitet sizmik mund të çojë në shpërthimin e llavës, ndonëse ata nuk mund të thonë se ku apo kur mund të ndodhi diçka e tillë.