Hawaii në gjendje emergjente, shpërthen vullkani

Ka shpërthyer vullkani Mount Kilauea i cili gjendet në afërsi të një zonë të banuar në ishullin më të madh në Hawaii..

Ka shpërthyer vullkani Mount Kilauea i cili gjendet në afërsi të një zonë të banuar në ishullin më të madh në Hawaii, duke shkaktuar një gjendje emergjente njëkohësisht edhe evakuimin e 1,700 banorëve.

Sipas raportimeve të BBC dëshmitarët kanë thënë se kanë parë llavën duke përshkuar rrugët dhe se ndjehet aroma e sulfurit dhe djegies.

Kryqi i Kuq Amerikan ka hapur një strehim për të evakuuari.

Deri tek shpërthimi i vullkanit erdhi pasi disa tërmeteve të vogla disa ditë më radhë.

Guvernatori i Hawaii, David Ige ka njoftuar se ka aktivizuar ushtarët rezervë të Gardës Kombëtare në mënyrë që të ndihmojnë me evakuimin e mijëra personave.