Ish-presidentja, Atifete Jahjaga, tha se Kosova ka përforcuar sovranitetin dhe demokracinë. Por që sipas saj tani duhet që të vendi ta forcojë subjektivitetin në raport me fqinjët në mënyrë që të mos mbetet peng qytetarët.
Këto komente ajo i bëri në konferencën “Demokracia më e re e Evropës: Pavarësia, Pluralizmi, Integrimi“, me rastin e 10-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike gjermano-kosovare, e cila u organizua nga ambasada Gjermane dhe organizata të tjera gjermane në Kosovë, raporton EO.
“Duhet ta forcojmë subjektivitetin tone ne raport me fqinjët tanë, të mos mbajmë peng të ardhmen e qytetarëve. Çdo dite dëshmojmë pasionin e të rinjve tanë që janë të gatshëm të dalin në skenën ndërkombëtare në shkencë, art apo teknologji. Institucionet e shtetit kanë nevojë të jenë më të vullnetshme që të dëgjojnë brenga e të rinjve dhe tu dalin në krah kërkesave të tyre”.