Zytarët kinezë dhe ata amerikanë janë pajtuar gjatë një takimi në Pekin për të vendosur disa mekanizma përmes së cilave do të punojnë për zgjidhjen e konfliktit tregtar mes dy shteteve, ka njoftuar media shtetërore kineze.
Mirëpo pavarësisht asaj, të dy palët kanë prezantuar “dallime të mëdha” në disa çështje.
Ministria e Tregtisë ka thënë se të dy palët kanë diskutuar për zgjerimin e eksportit amerikan në Kinë, shërbimet e tregtisë, mbrojtjen e të drejtave të pronës intelektuale, ka njoftuar agjencia e lajmeve Xinhua.
Të dy palët kanë “arritur konsensus në disa çështje”, është thënë tutje në raport.
Më herët gjatë ditës, Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin ka tingëlluar pozitiv kur ka folur për negociatat dyditore, duke thënë se ata kanë zhvilluar “biseda shumë të mira”.
Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump ka kërcënuar me vënien e tarifave të reja prej 150 miliardë dollarëve në mallrat kineze.