Çdokush të paktën një herë në jetë ka pasur ndonjë lloj manifestimi alergjik. Askush nuk ka lindur me alergji, ajo shfaqet më pas në jetë. Mund të kemi predispozitë gjenetike e cila bën që të jemi të prirur ndaj alergjive.
Me ardhjen e pranverës, alergjitë bëhen më të shpeshta, pra me ardhjen e pranverës, atëherë kur natyra zgjohet, “zgjohen” edhe alergjitë tek njerëzit.
Ne si ekip i Rtv Aldi e trajtuam sot këtë temë në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë ku zhvilluam nje intervistë të shkurtër me Dr.Eshtref Aliu specialist i Dermatologjisë.
z.Aliu gjatë zhvillimit të kësaj interviste na tha se alergjia tek njerzit shfaqet në të gjitha stinët jo vetëm në stinën e pranverës, mirëpo është fakt se është më e pranishme gjatë kësaj stine.
z.Ali tha se tek ne më së shumti jan të prekur fëmijët nga alergjia ku kemi lloje të shumta të alergjisë ku z.Aliu ceki ndër 3 ato më të rëndësishme
Alergjia është e pranishme gjatë tërë jetës deri në vdekje.