Thaçi dhe Meta zbulojnë shtatoren e Idriz Seferit.

Thaçi ndan urdhrin Hero i Kosovës për Idriz Seferin...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta kanë zbuluar shtatoren e heroit kombëtarë, Idriz Seferi sot në Gjilan.

“Gjilani u bë me shtatoren e Heroit Kombëtar, Idriz Seferi, për këtë 28 Nëntor. Zbulimin e saj e bëmë bashkë me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta. Idriz Seferi është shembull i prijësit të paepur, që nuk rreshti për asnjë çast veprimtarinë kryengritëse. Për ta nderuar veprën e tij, sot edhe formalisht ndava urdhrin Hero i Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.