Nëntori muaji kundër dhunës ndaj fëmijëve

Me rastin e /Ditës ndërkombëtare kundër dhunës së fëmijëve/ të rinjë nga komuna e Preshevës kanë organizuar aktivitet...

Me rastin e "Ditës Ndërkombëtare kundër Dhunës së fëmijëve" e cila është shënuar më 19 Nëntor të këtij viti, të rinjë nga komuna e Preshevës kanë organizuar një aktivitet në të cilin mblodhën shumë të rinjë nga komuna e Preshevës, përfaqësues të Organizatave Jo Fitimiprurëse si dhe profesionistë të fushave të ndryshme.

Aktiviteti u zhvillua në ambientet e Shoqatës Kulturore "Dituria" dhe fillimisht u prezentua studimi i kryer në Luginë të Preshevës nga Zyrije Limani dhe Shpëtime Hasani të cilat njëherit janë porfesioniste të fushave shëndetësore. Më pas aktiviteti vazhdoi me temën pasojat shëndetësore të dhunës ndaj fëmijëve nga Leotrim Edipi student në Fakultetin e Psikologjisë.Tema e fundit që kishte të bënte me mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna u bë nga Limom Shaqiri student në Fakultetin e Drejtësisë.

Limon Shaqiri si një nga iniciatorët e këtij aktiviteti u shpreh shumë i kënaqur me pjesëmarrjen e të rinjëve nga komuna e Preshevës, si dhe gjithashtu deklaroi se aktivitete të tilla do të vazhdojnë edhe më tej.

Zyrije Limani gjithashtu iniciatore e këtij aktiviteti deklaroi  për televizionin Aldi se aktiviteti u krye me sukses, se pjesëamrrja e të rinjëve ishte e kënaqshme si dhe interesimi i pjesëmarrësëe ishte poashtu shumë i lartë.

Shpëtime Hasani e cila ishte pjesë e stafit të organizimit si dhe njëra ndër prezentueset e studimit tha se trajtimi i çështjeve të tilla ka qenë shumë i rëndësishëm për komunën e Preshevës dhe tema të tilla nuk janë trajtuar më parë.

Tema të lidhura me dukuritë e dhunës ndaj fëmijëve nuk janë trajtuar më parë dhe kjo iniciativë e ndërmarrur nga këta të rinjë urojmë që të mos pasivizohen me kohën pasi të rinjtë kanë nevojë për më shumë aktivizim dhe informacion në lidhje me çështje të karakterit social, kulturor, shëndetësor apo sportit përveç preokupimit me çështje politike.