Në BL Rahovicë gjegjësisht në stadiumin Shaban Shahini kanë filluar sot garat tradicionale në futboll
Në këtë garë të futbollit pjesmarrëse janë mbi 30 ekipe futbollistike ndeshje këto që mbahet të shtunën dhe të dielën ndërkaq finalja mbahet më 14 maj.
Sami Ajdini nënkryetar i BL Rahovicë për Rtv Aldi tha se sot kanë filluar ndeshjet sportive garat tradicionale që mbahen për nderë të dëshmoreve të luftës së UÇPMB-së, i cili shprehet i kënaqur me pjesmarrjen e madhe të ekipeve futbollistike.
Finalja e kësaj ndeshje sportive mbahet më datë 14 maj me rastin e ditës së dëshmorëve të rënë në zonën operative të Preshevës.