Prof.Xhemaledin Salihu promovon librin e tijë të rradhës

"Presheva pjesë e pa ndarë e lëvizjes kombëtare nëpër shekuj" kështu quhet libri i botuar nga autori Xhemaledin Salihu

Në sallën e Kuvendit Komunal sot është bërë promovimi i librit të autorit profesor Xhemaledin Salihu.

Ishte një numër jashtzakonisht i madh i të ftuarve në këtë promovim dhe mysafirë të ardhur nga Kosova, Shqipëria dhe vende të tjera ku erdhen të nderonin autorin ne fjalë.

Ky promovim i librit nuk ishte i zakonshem si të tjerët, ku u shoqerua edhe me disa pika muzikore nga violinistët Preshevarë

Fjalën hyrëse e mori para të pranishmëve recesenti i këtij libri prof.Dr. Veton Zejnullahu ku foli për përmbatjen e këtij libri se cfarë ka paraqitur autori në këtë libër.

Nga të pranishmit  u thanë fjalë të mëdha për autorin në fjalë rreth përmbatjes së këtij libri profesional dhe shkencorë.

Xhemaledin Salihu autorë i këtij libri mori fjalen para te pranishmëve dhe shprehet falandërues për gjithë ata që kan kontribuar për të ardhur deri këtu në promovimin e librit duke i ndihmuar me fakte te ndryshme mbi Preshevën këto të cilat i ka filluar ti grumbullojë prej vitit 1999.

Nikoqirë i këtij promovimi të libri ishte Shoqata për Trashigëmi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë.