Flet serbi që u trajnua kundër shqiptarëve nga skocezi: Ky është qëllimi ynë numër një

Skocezi Jim Dowson, figura kryesore e grupit militantë të krishterë me bazë në Britani të Madhe

Skocezi Jim Dowson, figura kryesore e grupit militantë të krishterë me bazë në Britani të Madhe, ka një kohë të gjatë që po trajnon serbë e ndihmon serbët me pajisje ushtarake kundër shqiptarëve. Një prej tyre, është edhe një serb i cili ka pranuar të rrëfejë se bashkëpunon me skocezin. Ky serb madje është pjesë e Partisë Radikale Serbe, në krye të së cilës është Shesheli.

Një prej trajnuesve të skocezit Jim Dowson, është edhe një student nga Serbia, i cili ka pranuar të rrëfejë për bashkëpunimin që e ka me skocezin lidhur me armatimin dhe trajtimin kundër shqiptarëve, shkruan Gazeta Express.

Duke përdorur ekspertizën e tij në shfrytëzimin e fuqisë së mediave sociale për të ndihmuar aktivistët e ekstremit të djathtë të vendosur në Serbi, Jim Dowson ka kontaktuar me shumë të rinj serbë, të cilët i ka trajnuar kundër shqiptarëve.

Një prej tyre është një student i Mjekësisë, i quajtur Filip Miliniç, i cili drejton një grup nacionalist të quajtur “Gjenerim Identiteti”. Ky grup nacionalist është mjaft me ndikim në Beograd, zbulon BBC.

Në faqen e Facebook-ut të Miliniç thotë se punon për Partinë Radikale Serbe, udhëheqësi i së cilës u dënua për krime lufte muajin e kaluar, Vojislav Sheshel.

"Ne jemi kundër emigracionit masiv, emigracionit të paligjshëm ... në parim, ne nuk duam të zëvendësojmë, të jemi të edukuar nga ekzistenca në vendet tona", ka thënë Miliniç, kur u pyet për aktivitetet e grupit.

"Ky është qëllimi ynë numër një."

Miliniç thotë se Dowson e ka mësuar grupin e tij për trajnimin e mediave sociale, duke fituar mijëra ndjekës në Facebook.

"Tani kemi mbi 7,000 pëlqime në Facebook, kjo është shumë e dobishme", shton Miliniç.

Dowson ka mohuar dhënien e trajnimit, por thotë se ka këshilluar qindra grupe në internet.

BBC zbulon se Jim Dowson është pas një rrjeti të faqeve në Facebook me rreth 2.5 milionë ndjekës.

Ky rrjet i hulumtimit, ka zbuluar se KTI ka arritur të dërgojë pajisje ushtarake në Kosovë duke përfshirë xhaketa anti-plumb dhe pajisje të komunikimit.

Skocezi Jim Dowson, i cili përshkruhet si aktivisti më me ndikim në Britaninë e Madhe nga të djathtët, ka themeluar grupin nacionalist “British First” dhe në vitet e fundit ka qenë figurë qendrore në “Kalorësit Tempullar Ndërkombëtar” – një grup militant i krishterë me bazë në Britani të Madhe.

Ky grup, i cili u largua nga Britania më 2014, u ndalua nga Facebook muajin e kaluar për shkelje të vazhdueshme të standardeve të bashkësisë së medias sociale. Krerët e saj u burgosën për krime të urrejtjes fetare më parë këtë vit.