Ndërpritet kërkimi për policin e humbur, Armend Trena

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës, FSK-së, zhytës dhe qytetarë të shumtë edhe sot në lumin Lepenc kanë vazhduar kërkimet

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi ka treguar se ekipet e kërkim shpëtimit, të përbëra prej Policisë, pjesëtarëvë të FSK-së dhe AME-së deri tani kanë kontrolluar shtatë ura në Lepenc, por pa asnjë rezultat për trupin e policit Armend Trena, i cili konsiderohet i zhdukur nga mbrëmja e 28 prillit.

Gashi ka thënë që për momentin ka reshje të mëdha dhe ekipet po pushojnë për të vazhduar tutje sapo të përmirësohen kushtet atmosferike.