Presidenti i Shqipërisë z.Ilir Meta viziton Medvegjën(VIDEO)

Me rastin e vizitës një ditore në Medvegjë nga Presidenti i Shqipërisë z.ILIR META...

Me rastin e vizitës një ditore në Medvegjë nga Presidenti i Shqipërisë z.ILIR META presidentin e priti kryetari i trupit koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, z. Zoran Stankoviç, kryetari i komunës së Medvegjës, z. Nebojsha Arsiç, nënkryetarja e komunës së Medvegjës, znj. Leme Xhema, këshilltarë shqiptarë të kësaj komune si edhe nga dhjetra qytetar.

Kryetari i trupit koordinues z.Zoran Stankovic tha se vizita e presidentit do të jetë më shumë si vizitë private dhe e rëndësishme për shqipëtarët e këtij vendi.

Ndërsa kryetari i komunës së Medvegjës, z. Nebojsha Arsiç  e mirëpriti vizitën e presidentit dhe tha se çdo kush që ka qëllime të mira është i mirë se ardhur në Komunën tonë.

Presidenti META tha se "Kjo është një ditë shumë e veçantë për mua" ndihem shumë i lumturë në mesin tuaj dhe politika duhet ti japë më shumë vëmendje shqipëtarve të kësaj zone. E ardhmja e popujve tanë dhe rajonit është në Bashkimin Europian dhe kjo realizohet vetëm duke bashkëpunuar.

Z.Meta filloi vizitën e tij drejt Banjës së Sijarinës për të vazhduar më tej me takimet tjera me kreret e atij vendi.

Vizita e z.Meta kishte për qëllim një bashkpunim me shqipëtarët e kësaj ane dhe për një të ardhme të përbashkët të popujve tanë dhe të gjithë rajonit.

Vizita e Presidentitë në jug të Serbisë cilësohet si vizitë historike pasi që ka qenë e bashkëpunimit të ndërsjellt për të mirë e vendit.