Mbahet edicioni i 7-të i ekspozitës Pre Foto në Preshevë (VIDEO)

Pre Foto tashmë mban edicionin e 7-të në Shtëpinë e Kulturës "Abdulla Krashnica" në Preshevë...

Pre Foto tashmë mban edicionin e 7-të në Shtëpinë e Kulturës "Abdulla Krashnica" në Preshevë. Ky konkurs tashmë është bërë traditë duke mbledh me vete shumë dashamirë të fotografisë nga shumë vende të  botës.

Në fillim të konkursit kanë aplikuar 50 shtete me mbi 900 fotografi. Ku pas përzgjedhjes së fotografive  ky numër u reduktua në 70 nga 31 vende të botës.

Fjalën kryesore e mori njëri nga organizatorët kryesorë të kësaj ekspozite Edon Agushi ku i dëshiroj mirëseardhje të gjithë mysafirëve dhe tha se Pre Foto do ta promovoj kulturën e Preshevës në shumë vende të tjera gjë e cila do të vazhdojë gjithmonë.

Drejtori i Ministrisë së Kulturës së Kosovës z.Valon Kushtanjeva tha se Presheva do të ketë një mbështetje në ngjarjet kulturore  e veçanërisht në konkursin e PreFoto.

Mumin Jashari anëtar i jurisë pati nderin të bëjë publik çmimin e tretë  ku ky çmim shkoi për artistin nga Holanda Willem Halbash. Ku më pas ndau dhe një diplomë për Sandor Horonsi nga Hungaria.

Vlladimir Jovanovski gjithashtu anëtar i jurisë ndau çmimin e dytë për Anatolie Pojata nga Moldavia.

Ndërsa çmimin e parë e ndau Albes Fusha anëtar i jurisë  ku ky çmim shkoi për Bleron Çaka nga Kosova.

Stafi i Pre Foto ndau çmimin special për Mustaf Allashllë nga Turqia.

Ndërsa Bardh Mehmeti ndau çmimin inkurajues për Kiada Doqi nga Shqipëria.

Dhe Blerim Miftari ndau çmimin e karrierës për profesoreshën e artit Seude Selimi.

Gjithashtu organizatoret e ekspozitës Pre Foto e nderuan me një mirënjohje Altin Boriqin për kontributin e dhënë në këtë ekspozitë.

Në fund shkoi  një falimnderim për të gjithë ata që kontribuan në ekspozitën e 7-të të Pre Foto

Antarët e jurisë për TV Aldi thanë se përzgjedhja e çmimeve nuk ka qenë aspak e vështirë pasi që të tre antarët e jurisë kanë qenë po thuajse të njejtit mendim  dhe në këtë mënyrë përzgjedhja ka qenë shumë e lehtë.

Edon Agushi drejtor i Pre Foto tha se ndihet shumë i gëzuar me pjesëmarrësit e kësaj mbrëmje në takimin e nëntorit të ekspozitës Pre Foto. Sa i përketë ekspozitës tema ka qenë e lirë me qëllim që të përçohen sa më shumë mesazhe dhe kultura përmes fotografive.

Ky është edicioni i 7-të i ekspozitës Pre Foto ndërsa ekspozita do të jetë e hapur për 15 ditë rreshtë për dashamirësit e artit dhe kulturës.