Ky bashkëpunim është realizuar ndërmjet kompanisë ”Burnit Sunsystem” nga Bullgaria dhe distributorit "Aqua Therm 2000" në Preshevë.
Kompania “Burnet Sunsystem” tashmë është e njohur nëpër shtete të ndryshme për prodhimet e saj cilësore të kalldajave dhe këto tashmë mund ti gjejnë konsumatorët edhe në komunë të Preshevës.
Sabri Demiri pronar i “Aqua Therm 2000” dhe njëkohësisht distributor i prodhimeve të kompanisë “Burnit Sunsystem” na tregoi në lidhje me bashkëpunimin si dhe na tregoi që tashmë edhe në Preshevë konsumatorët mund të gjejnë kalldaja më cilësore nga prodhuesit bullgar.
Stanimir Varbanov përfaqësues i kompanisë "Burnit Sunsystem" tha që kjo kompani prodhon kalldajat të cilat gjenerojnë nxehtësi nëpërmjet energjisë diellore poashtu kjo kompani është e mirënjohur nëpër shtete të ndryshme.
Kompania sot ka bërë ekspozimin e prodhimeve të kalldajave dhe nga sot e tutje konsumatorët mund t’i gjejnë në treg edhe në Preshevë.