Klubi futbollistik ''Lugina'' mposht Klubin futbollistik ''Çelik'' (Video)

Të dielën është zhvilluar java e 20-të e Ligës së Rrethit të Pçinjës...

Klubi futbollistik ''Lugina'' ka zhvilluar ndeshjen e radhës me klubin futbollisitk ''Çelik”, ku klubi nga Lugina këtë radhë ishte mysafire në Bellopoj. Kjo është dhe java e 20-të e Ligës së rrethit të Pçinjës.

Edhe pse nuk ishin në vendin e tyre gjithsesi kjo nuk e pengoi K.F ''Luginën'' për të treguar se ky klub posedon lojtarë shumë të mirë.

Me rezultatin 2-4 përfundoi ndeshja mes K.F ''Çelik dhe K.F ''Lugina'' ku trajneri i klubit Jeton Rexhepi në intervistën që zhvilluam na tregoi në pika të shkurtëra se si është zhvilluar ndeshja ku tha se pjesa e dytë e lojës ishte me fat për ne ku dhe pak minuta para përfundimit të lojës shënuam edhe golin e katërt ku dhe ndeshja përfundoi me rezultatin 2-4.

Se sa ndikon ndeshja e lojës në rastet kur ekipi në fjalë është në vend e sa kur është mysafir, z.Rexhepi tha se vetë fakti kur ndodhemi në vendin tonë lojën e marrim me seriozitet më të madhë, jemi më të organizuar e një gjë më e rëndësishme është se publiku na motivon jashtëzakonisht shumë.

K.F ''Lugina'' ndeshjen  e radhës do ta ketë ditën e diel ku do të ndeshet me K.F ''Alakinca'' meqenë se kjo ndeshje do të zhvillohet në vend i bëjnë thirrje të gjithë atyre që e duan sportin të dalin dhe t'i frymëzojnë sa më shumë këta lojtar në arritjen e rezultateve sa më të mira