Telekomi në krizë, punësimet vazhdojnë

Në kohën kur ndërmarrja publike Telekomi i Kosovës është duke kaluar nëpër periudhën më të vështirë financiare të funksionimit të saj, avazi i punësim

Në kohën kur ndërmarrja publike Telekomi i Kosovës është duke kaluar nëpër periudhën më të vështirë financiare të funksionimit të saj, avazi i punësimeve në këtë aset shtetëror veç po vaazhdon.

Së fundi 56 persona janë punësuar në Telekomin e Kosovës për një periudhë kohore një mujore.

Burime të sigurta të Emisionit Frontal kanë treguar se që të gjithë këta persona kanë nenshkruar kontratë mbi vepër gjatë kohës kur në krye të menaxhimit të PTK- së ishte Nuredin Krasniqi.

Krasniqi ishte emruar ushtrues detyre i drejtorit nga Bordi i mëparshëm i PTK-së me 16 mars të këtij viti, ndonëse kjo ishte bërë pa pëlqimin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik. Ai qëndroi në këtë pozitë deri më 12 prill, kur Bordi i PTK-së emëroj në pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të Telekomit, Zeqir Kiqinën