Me rastin e shënimit të 17 vjetorit të rënies së dëshmorëve të UÇPMB-së, OVL e UÇPMB-së në Preshevë organizon akademi përkujtimore.
Më datë 11.05.2018 do të mbahen homazhe në fshatin Maxhere te vendi i rënies së dëshmorit Hysen Saliu. Nisja do të bëhet nga zyra e OVL-së së UÇPMB-së në ora 10:30.
Më datë 13.05.2018 në orën 14:00 do të bëhen homazhe te varrezat dhe vendi i rënies së dëshmorëve te Mulliri, te Penda, te Xhamia, në Preshevë dhe në Strezoc, nisja do të bëhet nga zyra e OVL-së së UÇPMB-së.
Ndërsa më datë 14.05.2018 në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë në ora 16:30 do të mbahet akademi përkujtimore kushtuar dëshmorëve të UÇPMB-së.
Ftohen familjarë, veteran, qytetarë të komunës së Preshevës, përfaqësues nga institucione komunale dhe publike, përfaqësues nga subjektet politike, nga bashkësia islame që të bashkohen në këtë akademi përkujtimore.
Ardhja juaj do të nderojë gjakun e dëshmorëve të kombit.
Me respekt këshilli organizativ i OVL-së së UÇPMB-së.
LAVDI DËSHMORËVE TË KOMBIT.