Thaçi publikon foto nga Berlini, thotë se Gjermania ka qenë gjithmonë në krahë të Kosovës (Foto)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka arritur në Berlin, ku po qëndron me fetës nga kancelaria gjermane, Angela Merkel.

Ai ka  thënë se me Merkel do të flasin për avancimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Gjermanisë, perspektivën për agjendën evropiane dhe dialogun me Serbinë.

Thaçi në një postim në facebook, ku ka publikaur edhe një foto pas arritjes në Gjermani, ka thënë se Kosova do të jetë e përgjegjshme në kryerjen e obligimeve ndërkombëtare.

“Sapo kam arritur në Berlin, me ftesë të kancelares Angela Merkel. Gjermania ka qenë gjithmonë mbështetëse e rrugëtimit tonë drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit. Me kancelaren Merkel nesër do të bisedojmë për avancimin e marrëdhënieve bilaterale, për perspektivën evropiane dhe dialogun me Serbinë”.

“Roli i saj në këto procese është përcaktues. Kosova do të jetë e përgjegjshme në procesin e reformave dhe implementimin e obligimeve ndërkombëtare”, ka shkruar Thaçi.