Arifi: ''Duam qarkullim të lirë, duam hapjen e kufirit''

Nesër nga ora 10:00 te pika kufitare Miratoc-Llojan do të shënohet dita e Europës, festë dhe njëkohësisht protestë...

Me rastin e shënimit të ditës së Europës më datë 9 maj 2018, ditë e mërkurë është lajmëruar një aktivitet nga ana e kryetarit të komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi dhe kryetarit të komunës së Likovës së z.Erkan Arifi për një kërkesë zyrtare për hapjen e kufirit Miratoc-Llojan.

Ja çfarë shkruan kryetari i komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi në profilin e tij në facebook:

Manifestimi i ditës së Europës nën moton “Një ditë pa kufijë”

Të nderuar qytetarë,

Ju informojmë se nesër nga ora 10:00 te pika kufitare Miratoc-Llojan do të shenohet dita e Europës, festë dhe njëkohësisht protestë me mesazh të qartë:"Duam qarkullim të lirë, duam hapjen e kufirit”.

Aktivitet i njejtë, në kohë të njejtë, organizohet edhe nga ana e kryetarit të Komunës së Likovës z. Erkan Arifi, në fshatin Llojan.

Ju ftojmë të gjithve që të merrni pjesë masovikisht.