Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar sot se gjatë qëndrimit në Moskë do ta lusë presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin, që ta bisedojnë sa më shtruar problemin e Kosovës, transmeton Koha.net raportimin e medieve serbe.
Presidenti serb tha se në situatën kur të gjithë ia kanë hyrë angazhimit rreth kësaj çështjeje, do të ishte me rëndësi që edhe Rusia të dalë me qëndrimin e saj.
“Do ta lus presidentin Putin që jo vetëm përmes mbështetjes së drejtpërdrejtë që i jep Serbisë, të dalë qartë me qëndrimin e tij politik në të gjitha organet dhe institucionet ndërkombëtare”
“Do ta lus presidentin Putin që më thellë ta shqyrtojmë problemin e Kosovës e Metohisë”, është shprehur ai.
Aleksandar Vuçiq në Moskë udhëton pas vizitës që i bëri Turqisë, ku u prit me nderime nga presidenti turk, Erdogan.