Medvevdev zgjedhet kryeministër i Rusisë

Dmitry Medvedev ka vazhduar edhe për një mandat në postin e kryeministrit të Rusisë

Dmitry Medvedev  ka vazhduar edhe për një mandat në postin e kryeministrit të Rusisë.

Putin, i cili bëri betimin të hënën për mandin e katërt si president, e ka dërguar kërkesën që Medvedev të jetë edhe për mandat në postin e kryeministrit, në Dhomën e Ulët të Parlamentit, vetëm pak orë pas inaugurimit të tij.

Sipas Kushtetutës ruse, Qeveria është e detyruar që të hapë dorëheqje, kur presidenti nis mandatin e ri.

 Kryeministri është numri dy në hierarkinë ruse dhe ka përgjegjësi kryesisht për çështje ekonomike dhe i përgjigjet presidentit.