Kori muzikor i shkollës fillore në Preshevë bënë përgatitjet për programet e ardhshme (Video)

Në kuadër të shkollës fillore ''Prof.Ibrahim Kelmendi'' në Preshevë funksion edhe kori muzikor...

Gjatë provave të rregullta që mbanë kori muzikor në kuadër të shkollës fillore ''Prof.Ibrahim Kelmendi'' në Preshevë, prezent ishim edhe ne ku përcollëm për së afërmi se si po ecin provat. Në këtë korë janë mbi 20 nxënëse të ciklit të lartë nga klasa e 5 deri në klasën e 8. Dhe me sa arritëm të përcjellim nxënëset ishin mjaftë të përgatitura dhe ushtronin këngë të ndryshme.

Prof i muzikës Bashkim Halimi na tregoi për vijueshmërinë e nxënësve gjatë provave që mbahen, pjesëmarrjen e korit nëpër programe të ndryshme si dhe programet e ardhshme të cilat planifikojnë t'i realizojnë.

Rina Aliu nxënëse e klasës së 8 dhe njëkohësisht pjesëtare e korit t  ciklit të lartë u shpreh mjaft e kënaqur me provat të cilat po  realizojnë si dhe na tregoi programet në të cilat kanë performuar si korë.

Kabineti i muzikës kohëve të fundit është pajisur dhe me instrumente të reja muzikore gjë e cila ndihmon si nxënësit poashtu edhe profesorin që të realizojnë prova të cilat do të shënojnë dhe suksese të ardhshme.