Para disa ditëve është bërë emrimi i drejtorit të ri në shtëpinë e kulturës ''Abdulla Krashnica'' në Preshevë ku drejtor i këtij institucioni është zgjedhur Valon Nuhiu.
Ne si ekip zhvilluam një intervistë me drejtorin e sapo emëruar z.Nuhiu i cili na foli për planet, projektet dhe për aktivitetet e pararapara gjatë kohës që do ta drejtoj këtë institucion.
Z.Nuhiu na foli për rëndësin dhe obligimin që ndjen si person ndaj kësaj detyre, ku më pas na foli edhe për projektet që ka paraparë si për garat e recitimeve që do të fillojn nga dita e nesërme dhe gjithashtu për aktivitet që ika paraparë në vazhdim.
Nga dita e mërkurë fillojnë garat komunale të recitatorëve me ciklin e ulët nga ora 10, ndërsa të enjten do të mbahen garat e ciklit të lartë ku në këto gara të recitatorëve marrin pjesë të gjitha shkollat fillore të Komunës së Preshevës.