Mbi 70% e maqedonasve mbështesin anëtarësimin e Maqedonisë në BE, tregojnë rezultatet e një studimi i kryer nga Fakultetit Juridik i Universitetit Goce Dellçev në Shtip.
Mbështetja për anëtarësimin në NATO gjithnjë shkon duke u zvogëluar dhe është karakteristike që ajo bie në raport me moshën e të anketuarve, raporton Sitel.
"Mbështetja për anëtarësim në NATO është rreth 62.9%, por interesante është se kjo mbështetje bie tek të rrinjtë, kështu studentët e anketuar mështetje anëtarësimit në NATO i japin rreth 55% e studentëve, kurse mbështetja më e madhe është në mesin e pensionistëve dhe grupeve të moshuar", thotë profesor Strashko Stojanovski, Fakulteti Juridik në Universitetin Goce Dellçev Shtip.
Por nëse si kusht për anëtarësim në NATO dhe BE vendoset ndryshimi i emrit kushtetues të Maqedonisë, mbështetja në mënyrë drastike bie.
"Mbështetja humbet në një numër absolut dhe kjo mbështetje është diku rreth 9%", ka shtuar Stojanovski.
Në pyetjen se cilat nga forcat e botës që ndieni si më miqësore, gati një e treta e të anketuarve kanë zgjedhur Shtetet e Bashkuara, Rusinë dhe Gjermaninë. Megjithatë, 70% e atyre që e zgjodhin Rusinë janë për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancën Veriatlantike.
Anketa është realizuar me një mostër prej 500 të anketuarish, kryesisht të kombësisë maqedonase, duke pasur parasysh kategori të tjera, si mosha, profesioni dhe statusi social.