BMW M760Li Individual shumë special me ngjyrën e kaltër Long Beach (FOTO - VIDEO)

Abu Dhabi Motors është bërë ikonë për veturat më të veçanta BMW.

E projektuar për klient ekskluziv, Abu Dhabi motors ka prezantuar BMW M760Li me ngjyrën speciale e kaltër Long Beach, transmeton rtvaldi.com. Po ashtu, kjo BMW posedon pakon e trupit të quajtur “3D design body kit” e cila kombinon pjesën e përparme nga modeli Alpina, pasqyra me fibra karboni dhe rrota të zeza 21-inc.

Lëkura me ngjyrë të kuqe dominon brendësinë e kësaj veture si dhe ofron një rehati të jashtëzakonshme.

Sa i përket motorit, ai mbetet i pa ndryshuar me modelin e zakonshëm që është 6.6-litër twin-turbo V12 i cili prodhon 600 PS dhe 800 Nm torkë. Kjo fuqi tek katër rrotat aktive xDrive kalon përmes transmisionit automatik me tetë shpejtësi.

Përshpejtimin nga 0-100 km/h e arrin për 3.9 sekonda dhe shpejtësi maksimale prej 250 km/h.