Thaçi: Serbia po tenton të politizojë edhe sportin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Serbia po tenton të politizojë edhe sportin, I cili sipas tij duhet t’i bashkohet popujt dhe jo ...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Serbia po tenton të politizojë edhe sportin, I cili sipas tij duhet t’i bashkohet popujt dhe jo t’i ndajë.

Ky reagim i Thaçit vije pas vendimit të Serbisë që karateistëve të Kosovës tu pamundësohet pjesëmarrja në Kampionatin Evropian.

Thaçi ka thënë se ky vendim i Serbisë është kundër frymës sportive dhe rregullave elementare të Federatës Ndërkombëtare të Karatesë

“Ndalimi i pjesëmarrjes së karateisteve kosovarë në kampionatin Evropian të karatesë për seniorë në Novi-Sad nga autoritetet e Beogradit është e papranueshme, është kundër frymës sportive dhe rregullave elementare të Federatës Ndërkombëtare të Karatesë”.

“Me sjellje të tilla, Serbia po tenton t’i politizojë edhe sportin, i cili duhet t’i bashkojë popujt dhe jo të krijojë ndarje mes tyre”, ka shkruar Thaçi.