'9 maji'' festë & protestë në Preshevë ''Europa pa kufi'' (Video)

I njëjti aktivitet është paralajmëruar që të zhvillohet edhe në fshatin Llojan në Komunën e Likovës nga kryetari I kësaj komune z.Erkan Arifi...

Sot është shënuar 9 maji dhe siç ishte paralajmëruar nga kryetari I komunës së Preshevës që kjo ditë do të shënohej ndryshe, pikërisht në këtë ditë kryetari komunës së Preshevës ka vendosur që të protestoj për hapjen e kufirit ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe asaj të Serbisë. Ky manifestim u mbajtë në fshatin Miratoc të cilës I’u ishin bashkangjitur një shumicë e madhe si qytetarë ashtu edhe banorë të fshatit Miratoc.

Pjesëmarrrës në këtë manifestim ishin kryetari I komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi, kryetari I kuvendit komunal z.Sami Salihu, zv.kryetari I komunës së Preshevës z.Armend Aliu, kryetari I bashkësisë lokale Miratoc z.Llukman Mustafa.

Fillimisht fjalën përshëndetëse e mori kryetari I bashkësisë lokale Miratoc z.Llukman  Mustafa I cili falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre si dhe në të njëjtën kohë I uroi dhe ditën e Evropës.

Në vazhdim fjalën e morri dhe kryetari I kuvendit komunal të Preshevës z.Sami Salihu I cili ceku se kjo ditë nuk është vetëm ditë feste por është edhe një protestë paqësore, se ne nuk kërkojmë ndryshimin e kufijve por vetëm hapjen, funksionalizimin e kufirit ekzistues.

Në fund fjala iu dha edhe kryetarit të komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi I cili përveç që uroi ditën e Evropës në të njëjtën kohë I drejtoi dhe një kërkesë Republikës së Serbisë, konkretisht qeverisë në Beograd, ku tha se Beogradi përkundër faktit që bënë politikë evropiane këtë politikë duhet t'a tregojë dhe në Preshevë, pikërisht në kufirin Miratoc-Llojan. Kryetari Arifi poashtu theksoi se hapja e kufirit do të bëhet shumë shpejtë për arsye se pika kufitare ekziston, aty bëhen kontrollimet, rampa poashtu ekzisotn e vetëm do të rregullojmë dhe infrastrukturën ne mënyrë që kjo pikë kufitare të bëhet funksionale, tha z.Arifi.

I njëjti aktivitet është paralajmëruar që të zhvillohet edhe në fshatin Llojan në Komunën e Likovës nga kryetari I kësaj komune z.Erkan Arifi. Ndërkaq kufiri ndërmjet Republikës së Serbisë dhe të Maqedonisë vazhdon të jetë jofunksional që nga vitet 90’.