Babai nga Peja i bën thirrje djalit të kthehet nga Siria

Naser Deva nga Peja, i ka bërë thirrje djalit të tij Atdheut që të kthehet nga Siria, i cili po qëndron atje tash e 5 vjet.

Naseri dyshon se i biri i tij ishte radikalizuar gjatë studimeve në Prishtinë.

Ai shpreson që me përfundimin e luftës në Siri dhe shpartallimin e grupit militant Shteti Islamik, djali i tij Atdheu do të kthehet në shtëpi.