Kryetari I komunës së Preshevës z.Arifi dhe z.Stefanoviq vizitojnë fabrikën ‘’Solid’’ (Video)

Kryetari I komunës së Preshevës z.Arifi dhe sekretari i shtetëror i Ministrisë së Ekonomisë z.Stefanoviq vizitojnë fabrikën ‘’Solid’’...

Kryetari I komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi sot ka vizituar fabrikën e këpucëve Solid, ku në këtë vizitë ishin dhe zv.kryetari i komunës së Preshevës  z.Armend Aliu, kryetari I kuvendit komunal z.Sami Salihu, zv.kryetari I kuvendit komunal z.Branislav Manasijeviq. Kjo vizitë u përcoll poashtu edhe nga sekretari I Ministrisë së Ekonimisë z.Dragan Stefanoviq, I cili vëzhgoi për së afërmi punën që po bëhet në këtë fabrikë.

Z.Stefanoviq u shpreh shumë I kënaqur që në komunë të Preshevës më në fund është hapur një fabrikë gjë e cila zbut papunësin si dhe është është shenjë  mirë që në të ardhmen këpucët e prodhuara në Preshevë të shiten nëpër shtetet e Evropës.

Kryetari I komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi u shpreh shumë I kënaqur që në këtë fabrikë punojnë një numër i madh i punëtorëve, gjithashtu z.Arifi falënderoi dhe z.Kuqin që ka zgjedhur pikërisht Preshevën për të investuar duke i dhënë shpresë dhe perspektivë të mirë popullatës tonë.

Në fabrikën e këpucëve ''Solid'' tashmë të punësuar janë një numër i konsiderueshëm i punëtorëve mirëpo siç është deklaruar më herët nga investitori I kësaj fabrike pritet që në të ardhmen të rritet numri i punëtorëve.