Fillimisht takimi u hap në mëngjes në orën 9:00h në zyrën për konferenca në objektin e komunës së Preshevës në të cilën përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë u pritën nga një delegacion i komunës së Preshevës si dhe në këtë mbledhje morën pjesë edhe investitorë.
Pas këtij takimi kryetari i komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi, kyetari i kuvendit komunal të Preshevës z.Sami Salhiu, zv. kryetari i komunës së Preshevës z.Armend Aliu, shefi i kabinetit z.Fisnik Islami si dhe përfaqësues të tjerë nga pushteti lokal kanë pritur sekretarin shtetërorë të Ministrisë së Ekonomisë z.Dragan Stefanoviq së bashku me një delagacion.
z.Arifi dhe z.Stefanoviq vendosën gurëthemelin e parë në punimet që po zhvillohen në zonën industriale.
Pas inspektimit të punëve z.Stefanoviq në deklarimin e tij tregoi mbështetje të madhe për komunën e Preshevës, jo vetëm në investimet në zonën industriale por gjithashtu edhe në të gjitha projektet e tjera të cilat planifikon t’i realizojë në të ardhmen.
Z.Arifi falënderoi z.Stefanoviq dhe Ministrinë e Ekonomisë së Serbisë për mbështetjen e pamasë që i ka ofruar komunës tonë, poashtu kryetari I komunës së Preshevës theksoi që zona industriale ishte një projekt i cili është dashur të implementohej qysh para 20 viteve, e për fat të keq nuk është bërë.
Zona industriale është një projekt i cili në të njëjtën kohë është edhe shpresë për të gjithë popullatën e veçanërisht të rinjtë e komunës së Preshevës për një perspektiv më të mirë, andaj dhe kryetari I komunës së Preshevës fton të gjithë investitorët qoftë lokal qoftë dhe të huaj të vinë dhe të investojnë në Preshevë.