Serbia për herë të dytë i ka ndaluar sportistët kosovarë që të futen në territorin e saj
Sot në orën 16:30, ishin nisur karateistët kosovar për në Novi Sad ku mbahet Kampionati Europian i Karatesë.
Por, ata me të mbërritur në Merdare përsëri janë ndaluar nga policia serbe, duke u kthyer mbrapshtë për në Kosovë.
Kryetari i Federatës së Karatesë së Kosovës, Ismet Krasniqi, ka thënë se janë njoftuar nga Federata Botërore se Serbia nuk ka lëshuar pe dhe nuk do t’u lejohet pjesëmarrja në Evropianin në Novi Sad.