Rama sulmon /kazanin/ për gjendjen e arsimit, komentuesit e nxjerrin blof

Kryeministri Edi Rama po kalon në një fazë tjetër konfrontimin me mediat...

ryeministri Edi Rama po kalon në një fazë tjetër konfrontimin me mediat. Duke i etiketuar sërish si kazan, Rama postoi një foto në Facebook ku përdor mësuesit ndihmës për t’i bërë një ‘fact check’ konkluzioneve të supozuara të mediave.

Mbrëmjen e sotme ai ka uruar shqiptarët natën e mirë me një tjetër arritje të qeverisë së tij, por pa menduar aspak se do hasë në një reagim kaq negativ nga ndjekësit e tij në rrjetin social.

Ai përmend mësuesin ndihmës, ku thotë se ndryshe nga katër vite më parë, tani ka 310 mësues dhe me buxhetin e 2018-ës do të ketë 620, ndërsa fton ndjekësit e tij në Facebook të dalin dhe të pyesin një prind të një fëmije me aftësi të veçanta.

Nga ana tjetër, duket se një panoramë krejt ndryshe shpërfaqet në dhjetra e dhjetra komente të shkruara në rrjetin social të kryeministrit, ndërsa i kujtojnë se çdo darkë tregon nga një përrallë.

Mes shumë syresh, një komentues i tregon kryeministrit se e pyeti një prind të një fëmije me aftësi të veçanta dhe i tha që s’ia pranuan në klasë, për arsyen e vetme se s’ka mësues ndihmës.

Sipas tij, ‘kazani’ nuk është aq kazan sa duket. Ndërsa thekson se je bërë si gjyshe, ku çdo natë tregon nga një përrallë.