Hajnat në aksion, për tre muaj plaçkiten rreth 500 shtëpi

Hajnat në aksion, për tre muaj plaçkiten rreth 500 shtëpi

Gjithsej 700 hajdutë janë regjistruar për veprën “vjedhje të rënda” në objektet e banimit gjatë tre muajve të fundit në Shkup. Prej tyre, më shumë se gjysma ose 483 vepra janë realizuar në Shkup, ndërsa tre komunat kryesore janë Qendra, Karposhi dhe Aerodromi, njoftojnë nga MPB-ja për Fokus, përcjell aktuale.mk.

Hajnat më së shumti “veprojnë” në Aerodrom, ku kanë plaçkitur 114  objekte banimi për tre muaj, pastaj në komunën Qendër, ku janë regjistruar 110 vjedhje. Në komunën Karposh janë regjistruar 90 vjedhje.

Më pas radhitet komuna Çair ku në tre muajt e fundit janë regjistruar vjedhje në 48  objekte banimi, Gazi Babë në 44 objekte banimi, 35 në Gjorçe Petrov, 31 në Bit Pazar. Në Kisella Vodë, 20 objekte banimi ndërsa në Draçevë dhjetë objekte banimi.
Sipas portalit Fokus, policia nuk publikon vjedhjet në buletinin ditor nëse dëmi është më i vogël se 200 euro prandaj është e mundur që numri i vjedhjeve të jetë edhe më i madh.