Kryetarja e degës së PVD-së Ardita Sinani uron 28 nëntorin
Të nderuara motra, të nderuar vëllezër kudo që jeni,
Me krenari të madhe Ju uroj ditën e Flamurit, njëherit edhe ditën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Më lejoni që në këtë ditë historike për të gjithë Shqiptarët kudo që jetojnë, e sidomos për Shqiptarët e komunës së Preshevës, të shpreh mirënjohjen e thellë për të gjithë ata që luftuan, u flijuan dhe kontribuan secili në mënyrën e vet për çështjen kombëtare.
Për të gjithë qytetarët e komunës së Preshevës kam një porosi të veçantë, atë për unitet në zgjidhjen e çështjeve që prekin temat me interes kombëtar.
Për fund, uroj që inspirimi që rrjedh nga kjo atmosferë festive të ndikoj në ngritjen e vetëdijes për unitet në veprim, sidomos sa i përket zgjidhjes së problemeve ekzistenciale të Shqiptarëve të komunës së Preshevës.
Urime të përzemërta,