17 vite nga rënia heroike e Dëshmorëve të Kombit të UÇPMB-ës (Video)

U mblodhën edhe këtë vit për t'i nderuar dëshmorët e luftës së ushtrisë çlirimtare për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë,të zonës operative të Preshevës.

U mblodhën edhe kët vit për t'i nderuar dëshmorët e luftës së ushtrisë çlirimtare për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të zonës operative të Preshevës.

Ishte një numër i madh i familjarëve të dëshmorëve, veteran, dhe invalid të luftës, mysafir nga Kosova, udhëheqës të pushtetit lokal, kryetar i KKSH-së dhe nga partitë e tjera politike në vend.

Ky manifestim për nderë të dëshmorëve filloi me turnirin tradicional Dëshmorët e Kombit ku finalist të kësaj ndeshje futbollistike ishte ekipi futbollistik ''N'Zoom'' në Preshevë me ''K.F.Rainca'', ku fitues i kësaj gare tradicionale ishte ekipi futbollistik N'Zoom me rezultat 8:4.

Hapjen e këtij manifestimi e bëri kryetari i B.L. Rahovicë z.Vebi Rexhepi ku i dëshirojë mirë se ardhje të pranishmëve që kanë ardhur t'i nderojnë këta dëshmorë.

Mefail Shahini babai i dëshmorit Shaban Shahini i emocionuar i dëshiroi mirë se ardhje dhe i uroi për këtë ditë.

''Dëshmorët nuk kanë ra për individ, nuk kan ra për parti politike, por kanë ra për popull kanë derdhur gjakun e tyre per lirin e popullit'' kështu i'u drejtua të pranishmëve me një fjalim kryetari i komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi.

Ky manifestim tradicional përfundoi me një valle të paraqitur nga SH.K.A "Presheva Jehonë"