Zyrtari i NATO-s: Qëndrimi i KFOR-it në Kosovë varet nga politika

Kryetari i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Paolo Ali, duke folur për kohëzgjatjen e misionit të KFOR-it në Kosovë, është shprehur se një gjë e tillë

Kryetari i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Paolo Ali, duke folur për kohëzgjatjen e misionit të KFOR-it në Kosovë, është shprehur se një gjë e tillë është shumë e rëndësishme për sigurinë e Ballkanit Perëndimor.

Sipas tij, Kosovës i duhet siguri dhe stabilitiet, ndërsa NATO dhe KFOR-i janë pjesë e këtij stabiliteti, mirëpo përsëri zgjidhja më e mirë e mundshme siç thotë ai, është ajo politike.

“Kosovës i duhet siguri dhe stabilitet, NATO dhe KFOR-i janë pjesë e stabilitetit, ata i mbrojnë pjesëtarët e të gjitha komuniteteve. Është shumë e rëndësishme që problemi i Kosovës të zgjidhet politikisht, por tani për tani ne duhet të garantojmë siguri në vend, dhe për këtë KFOR-i do të qëndrojë në Kosovë për aq sa të jetë e nevojshme”, deklaroi Ali.

Ai shtoi se nuk mund të flitet ende se sa ky mision mund të qëndrojë në Kosovë, sepse kjo varet nga gjendja politike dhe zgjidhja e saj.

“Nuk mund të themi se sa mund të marrë kohë zgjidhja e situatës politike në vend, ose se sa gjatë mund të shkojë deri në rikuperimin e stabilitetit dhe sigurisë, ndoshta disa vite, ndoshta më gjatë”, përfundoi Ali.

Ndryshe, pikërisht mbrëmë, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ishte ankuar se nga bombardimet e NATO-s më 1999, po pësojnë ende popullata serbe, nga siç tha ai ndikimi i uraniumit të varfëruar.