Partitë opozitare mbajnë konferencë të përbashkët për media (Video)

Partitë opozitare të kuvendit komunal në Preshevë si PDSH, PVD dhe BDL mbajtën konferencë për media para objektit të komunës së Preshevës...

Partitë opozitare të Kuvendit Komunal në Preshevë si PDSH, PVD dhe BDL mbajtën konferencë për media para objektit të komunës së Preshevës.

Qëllimi i kësaj konference ishte funksionimi i pushtetit aktual vendor, shkarkimi i drejtorit të shkollës së mesme ku në këtë pikë z.Mustafa tha se mashtruesit janë bërë bashkë për të bërë shkarkimin e kuadrove siç ishte z.Isufi./njofton rtvaldi.com

Fjalën e mori edhe kryetarja e PVD-së dega në Preshevë znj.Ardita Sinani ku tha se punët që kanë filluar nuk kanë përfunduar, çështja e TVP-së dhe gjithashtu tha se kryesija e PVD-së ka marrë qëndrimin e saj për tërheqjen e kuadrove që janë të punësuar në komunën e Preshevës./njofton rtvaldi.com

Në përfundim dr.Skender Destani përfaqësues nga radhët e BDL-së i'u bashkua edhe parafolësve i cili ka kërkuar nga qytetarët që të vetëdijësohen dhe ti thonë jo mashtrimeve të një pasnjëshme siç u shprehën edhe vetë kryesuesit e kësaj konference.