Inteligjenca britanike: Rusia rrezikon të shdërrohet në ‘shtet të izoluar’

Rusia po kërkon që të minojë demokracitë evropiane dhe të nxisë dyshime te Perëndimi përmes aktiviteteve malinje dhe “gënjeshtrave''...

Rusia po kërkon që të minojë demokracitë evropiane dhe të nxisë dyshime te Perëndimi përmes aktiviteteve malinje dhe “gënjeshtrave”, u tha shefi i agjencisë së inteligjencës britanike, Andrew Parker, homologëve të tij evropianë.

Gjatë adresimit në Berlin, shefi i MI5 Parker tha se Rusia po kryen veprime “agresive dhe të dëmshme” dhe rrezikon që të shdërrohet “në shtet të izoluar”.

Parker tha se sulmi me agjent nervor ndaj ish-spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia në Britani ishte “një aktivitet i qëllimshëm” në tokën britanike dhe një nga shkeljet më flagrante të Moskës sa i përket “rregullave ndërkombëtare”.

Londra e ka akuzuar Moskën se qëndron prapa sulmit të Skripalëve, pretendime të cilat Rusia i ka hedhur poshtë.

Shefi i MI5 gjithashtu ka dënuar atë që ai e quajti fushatë dezinformuese të Rusisë, pas këtij sulmi.

Parket githashtu tha se aneksimi i rajonit ukrainas të Krimesë nga Rusia nuk duhet të pranohet dhe po ashtu të papranueshme janë edhe ndërhyrjet në zgjedhjet perëndimore.

Shefi i MI5 gjithashtu shprehi rëndësinë e sigurisë duke theksuar se Evropa po përballet me kërcënime terroriste.

Grupi militant, Shteti Islamik po planifikon “sulme shkatërruese dhe komplekse”, tha Parker.

“Sfidat e sigurisë që po balafaqohemi janë të mëdha, por ne mund t’i kundërvihemi atyre së bashku”, përfundoi ai.