Rrahet nga tre persona, bëhet për spital mitrovicasi

Policia njofton se, një qytetar gjersa ishte duke udhëtuar me veturën e tij, tre të dyshuar meshkuj ia kanë ndalur veturën e më pas e kanë ...

Policia njofton se, një qytetar gjersa ishte duke udhëtuar me veturën e tij, tre të dyshuar meshkuj ia kanë ndalur veturën e më pas e kanë sulmuar fizikisht duke e goditur me mjete të forta.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur të hënën në Mitrovicë.

“Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore, për çka është dërguar në tretman mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe të njëjtit me urdhër të prokurorit dërgohen në mbajtje.

Rasti është proceduar për “lëndim trupor”.