Në amfiteatrin e Shtëpisë së Kulturës "Abdulla Krashnica" në Preshevë është mbajtur seminari i radhës “Përkujdesja paraspitalore e traumës” e organizuar nga "Shoqata e Mjekët e Luginës".
Ligjërues në këtë seminar ishin anëtarë nga Shoqata e Urgjencës nga Nishi, dhe ligjërata ishte e akredituar me 6 pikë gjë e cila është e nevojshme për të gjithë profesionistët për edukim në vazhdimësi.
Dr.Beqir Nuhiu kryetar i ''Shoqatës Mjekët e Luginës'' u shpreh se ligjërimi i temave të tilla është shumë i rëndësishëm për kundër faktit që tek ne mungon spitali por janë njohuri të cilat i nevojiten të gjithë personelëve shëndetësor në lidhje me trajtimin e pacientëve në vendngjarje, njofton rtvaldi.com
Në seminar të drejtë pjesëmarrje përveç mjekëve kishin dhe të gjithë infermierët, teknik dhe personel të tjerë shëndetësor.
Trajnimi i profesionistëve në vazhdimësi është i rëndësishëm në të gijtha fushat e veçanërisht kur është fjala për fushën e mjekësis duke u bazuar kjo edhe në zbulimet dhe zhvillimet shkencore./njofton rtvaldi.com