Kështu së paku shkruan mediumi serb “Blic” sipas të cilit medium, plani është më i mirë për Serbinë sesa të gjitha ata të mëparshmit, por që ende nuk është i pranueshëm për Vuçiqin.
“Shtetet e Bashkuara dhe vendet perëndimore kanë paraqitur parimet e tyre, por për ne nuk është mjaftueshëm i mirë”, citohet një burim i këtij mediumi.
Mediumi në fjalë shkruan se burimi në fjalë është i njohur me hollësitë e propozimit ka thënë se sipas planit në fjalë, Asociacioni i Komunave Serbe do të ketë një statut, por nuk dihet se çfarë do të jetë statusi i tij.
Siç raportojnë tutje mediat serbe, përcjell Telegrafi, Vuçiq nuk ishte i kënaqur me planin dhe se ai ende nuk i është përgjigjur propozuesve.
Po sipas tyre, se propozimi gjendet në tryezën e presidentit serb që para kohës se ai të nisej për në Moskë, dhe supozohet se Vuçiq foli për këtë edhe me presidentin rus Vladimir Putin dhe e informoi atë për qëndrimin e Serbisë.